Krasniqi shkon në Hagë për t’iu uruar çlirimtarëve 28 Nëntorin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi i ka vizituar sërish ish krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.

“Pak ditë para 28 Nëntorit, i vizituam çlirimtarët në Hagë. Si përherë, ata reflektonin krenari për të kaluarën e besim për të ardhmen”, ka shkruar Krasniqi.

“I uruam për festat kombëtare, me urimin që përvjetorët e ardhshëm t’i festojmë prapë së bashku, në atdheun tonë, krahëhapur e me zemrat plot”, ka shkruar ai.

Bashkë me Krasniqin në Hagë kanë qenë edhe Bernard Nikaj dhe Bekim Çollaku.

Postimi i plotë: