Kryetari i PDK-së

Krasniqi: Qytetarët e Kosovës kurrë më shtrenjtë s’kanë paguar rrymë (Video)

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka publikuar të dhënat e Komisionit Evropian në raportin për Kosovën ku është evidentuar rritja e çmimit të energjisë elektrike.

Krasniqi ka thënë se qytetarët e Kosovës kurrë më shtrenjtë nuk kanë paguar për taksa e tatime dhe “kurrë më pak mirëqenie s’kanë pasur”.

“Rritja e parë e çmimit të energjisë prej 100% nuk i mjaftoi Qeverisë, prandaj, me 30 mars të këtij viti e shtrenjtoi prapë atë për 15.4 %”, ka shkruar ai në Facebook.