Krasniqi: Qeveria Kurti po i përmbahet traditës së Millosheviqit për mbylljen e televizioneve

Profesori i gazetarisë Milazim Krasniqi, ka reaguar pas refuzimit të ankesës së Klan Kosovës nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për pezullimin e certifikatës së biznesit.

Ai tha se Qeveria Kurti, po i përmbahet traditës për mbylljen e televizioneve në Kosovë.

“Në korrik e ka pasë mbyll edhe qeveria e Millosheviqit RTP-në. Nuk është e qartë pse nuk e kanë bërë më 5 korrik, siç pati bërë Millosheviqi. Ashtu veprimi do të ishte më kuptimplote”, tha Krasniqi.