Krasniqi: Produktet “Made in Kosova” edhe në tregun rajonal dhe evropian

Zëvendësministri i Bujqësisë, Mevludin Krasniqi ka marrë pjesë në konferencën e organizuar nga IDAK “MSA, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet prodhuesi vendor”!. Ai me këtë rast ka bërë me dije se MBPZHR po punon çdo ditë në mbështetje të bujqve, fermerëve dhe prodhuesve vendor për t’ua lehtësuar sfidat me të cilat ballafaqohen ata!

Ky është postimi i plotë i tij në Facebook:

Konferenca e organizuar nga IDAK “MSA, sfidat dhe problemet me të cilat ballafaqohet prodhuesi vendor”!
MBPZHR po punon çdo ditë në mbështetje të bujqve, fermerëve dhe prodhuesve vendor për t’ua lehtësuar sfidat me të cilat ballafaqohen ata!

Investimet dhe përkrahja, ngritja e cilësisë së produkteve, janë garancë që edhe produktet “Made in Kosova” të depërtojnë edhe në tregun rajonal dhe europian!

Si rezultat i investimeve të MBPZHR-së, vitet e fundit është rritur prodhimi por edhe exporti i produkteve bujqësore!