Krasniqi përfundon intervistimin në Hagë, Haradinaj vazhdon të merret në pyetje

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, njëherësh ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi sapo ka përfunduar intervistimin nga prokurorët e Dhomave të Specializuara në Gjykatën Speciale në Hagë.

Nuk dihet se në çfarë cilësie është marrë në pyetje Krasniqi nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Krasniqi është i shoqëruar nga bashkë partiaku i tij, Bilall Sherifi.

Ndërkohë, ende duke u intervistuar nga prokurorët e Dhomave të Specializuar është kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

loading…