Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i është përgjigjur komenteve të fundit të kryeministrit Albin Kurti gjatë udhëtimit të tij në Nju Jork, i cili bëri akuza të pabaza duke thënë se “regjimi i vjetër” ishte i përfshirë në përhapjen e lajmeve të rreme dhe dezinformatave duke derdhur para në disa media online. Kreu i PDK-së i quajti “propagandë” deklaratat e kreut të Qeverisë.
Ai shtoi se parat e pista janë ato të “mafisë energjetike, para të qantave dhe thasëve të Martin Berishaj e Nagip Krasniqit”.







