Milazim Krasniqi, profesor universitar në UP, ka shkruar në lidhje me temën e diasporës dhe përkrahjen politike të tyre.

Në fakt, Krasniqi ka shkruar nga një pikëpamje normative.

Sipas Krasniqit, diaspora do të duhej ta përkrahte europianizimin e Kosovës.

“Shumë nga bashkatdhetarët tanë që gëzojnë sigurinë dhe rehatinë në Bashkimin Evropian, në Kosovë votojnë për qeverinë, e cila është nën sanksionet e Bashkimit Evropian. Ata do të duhej ta ndihmonin (edhe me votë) europianizimin e Kosovës, e jo forcimin e konfliktit të Kosovës me Bashkimin Evropian. Nëse zgjatë konflikti i qeverisë së Kosovës me BE-në, ai konflikt mund të ketë efekte negative edhe mbi vetë ata” – ka shkruar ai.