Krasniqi pas marrëveshjes AAK-PSD: Do ta kalonim pragun por duam koalicion të fitores. VV po lufton për vendin e tretë

Frashër Krasniqi, anëtar i kryesisë së Partisë Socialdemokrat u shpreh optimist për fitore në zgjedhjet e parakohshme.

Krasniqi në një intervistë në Info Magazine të Klan Kosovës deklaroi se PSD-ja do ta kalonte pragun edhe si e vetme por se e do fitoren.

“Absolutisht kemi mundur të shkojmë vet, ta kalojmë pragun dhe ta marrim numrin e deputeteve qe e kemi. Por, për PSD-në është e rëndësishme të krijojë koalicion të fitores”.

Krasniqi theksoi se e rëndësishme për koalicionin AAK-PSD është që në asnjë forme të mos jetë pjesë e koalicionit Partia Demokratike e Kosovës.
“Do t’i vazhdojmë përpjekjet qe ne këtë koalicion të përfshihen edhe subjekte tjera politike si dhe figura nga shoqëria civile”.

“Është hera e parë që PDK-ja është defaktorizu si rezultat i një qeverie të caktuar që ka ndërmarrë disa veprime si rezultat i konstruktivitetit të PSD-së” tha Frashër Krasniqi.

Ai foli edhe për reagimet e Vetëvendosjes pas marrëveshjes AAK-PSD, qe sipas tij vijnë ngaqë kjo parti “i është frikësuar me se shumti këtij koalicioni.

“E kanë të qartë që janë duke luftuar për vendin e tretë ose të katërt. Andaj po i luten LDK-së”.

loading…