Krasniqi: Nuk ka asgjë më të rëndësishme se familja

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Familjes.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa familja.

”Nuk ka asgjë më të rëndësishme se familja – strehë dashurie, burim i pashtershëm i mbështetjes dhe forca që na shtyn përpara në çdo moment të jetës“, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

”Andaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, shpreh urimet më të përzemërta për të gjitha familjet në Kosovë, të cilat jetojnë, veprojnë dhe përballojnë sfidat e përditshme në vendin tonë“.

”Po ashtu, në këtë ditë shpreh falënderimet më të thella për familjen time, për përkrahjen e pareshtur dhe dashurinë e pakursyer që më ofron në çdo hap“, ka shkruar politikani opozitar.