Krasniqi: Nuk besoj që Thaçi e Veseli do të rikthehen në angazhime politike

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi nuk beson se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli do të rikthehen në angazhime politike.

Ai u pyet në Kanal 10 nëse do të dorëhiqej, po të kthehej Thaçi e Veseli e të njëjtit do të kandidonin për të parin e PDK-së.

E para unë reverzohem të flas për zotin Veseli dhe Thaçi meqenëse se i kam pas kryetar por edhe miq. Mungesa e tyre është mungesë edhe për neve. Ata sot janë në një betejë të re për Kosovën dhe historinë tone, jo për vetëveten, krejt fokusin e kanë te kjo çështje. Unë shpresoj që të lirohen sa më shpejt. Jo vetëm për tu mbrojtur në liri, por të përfundoj ai proces sa më parë. Por besoj që mbi të gjitha kthimi i tyre do të jetë kthim jo domosdoshmërisht në jetën politike. Nuk mund të flas në emër të tyre, por nuk besoj se do të kthehen në angazhimin ditor politik”, tha ai.