Krasniqi nënshkruan në Librin e Ngushëllimeve pas tërmetit tragjik në Turqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka nënshkruar në Librin e Ngushëllimeve në Ambasadën e Turqisë, pas tërmetit tragjik që ndodhi mëngjesin e të hënës.

“Sot, në Ambasadën e Turqisë, për të nënshkruar Librin e Ngushëllimeve me rastin e tragjedisë së tërmetit që u mori jetën mijëra personave.
Ngushëllimet më të thella të gjitha familjeve që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe uroj shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit”.

Ai tutje ka thënë se Kosova do të qëndrojë pranë Turqisë dhe popullit mik turk.

“Duke shprehur solidarizimin e plotë me dhembjen dhe vështirësitë që po kalon populli turk në këtë orë të errët, uroj që sa më parë, si popull dhe si shtet të gjejnë forcën dhe të ringriten nga kjo fatkeqësi. Kosova do të qëndrojë pranë Turqisë dhe popullit mik turk”, ka thënë Krasniqi.

May be an image of 2 people, people standing, suit and indoor