Frashër Krasniqi nga PSD-ja ka reaguar pas dorëheqjes së Besnik Boletini nga bordi i RTK-së.

Krasniqi ka thënë se në vend se të largohet Rilind Gërvalla, militanti i Lëvizjes Vetëvendosje, po detyrohen të largohen ata që po kërkojnë ta adresojnë siç duhet skandalin.

“Në vend që t’largohet militanti i VV Rilind Gërvalla, nga RTK po i detyrojnë të largohen ata që po kërkojnë ta adresojne siç duhet skandalin e propagandës së ulët partiake të VV-së përmes Televizionit Publik.” – ka shkruar Krasniqi.