Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka deklaruar se vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës, që vije në prag të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, është i vetmi vendim që ka rëndësi të veçantë kombëtare gjatë gjithë këtyre viteve të pavarësisë e të shtet-ndërtimit.
Postimi i Krasniqit në Facebook:
MË NË FUND, PAS DHJETË VITEVE PAVARËSI NJË VENDIM I DINJITETSHËM! Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës që vije në prag të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, është i vetmi vendim që ka rëndësi të veçantë kombëtare gjatë gjithë këtyre viteve të Pavarësisë e të shtet-ndërtimit.







