Krasniqi: Kurtin, Osmanin e Gërvallën s’po i pret Shtëpia e Bardhë, Thaçi shkonte çdo vit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar se krerët institucionalë duhet t’i ruajnë raportet me partnerët në kuadër të politikës së jashtme.

“Mungesa e politikës së jashtme vërehet pasi në raport me partnerët dhe politikën e jashtme duhet që ministrja e jashtme, kryeministri dhe presidentja t’i ruajnë raportet”.

“Politika e jashtme e Kosovës është pothuajse jo-ekzistente, e të tjerët këtë rast e presin që të ecin para nesh”.

Krasniqi, në “Rubikon”, deklaroi se presidenten, Vjosa Osmani, kryeministrin, Albin Kurti, dhe kryediplomatjen, Donika Gërvalla, s’po i pret Shtëpia e Bardhë, njofton Klankosova.tv.
“Sot kemi shterrbësi totale tek politika e jashtme, dhe nuk e shoh se ministrja bën gabime të shteteve dhe flamujve. Problemi kryesor edhe pse janë bërë një vit është se Kurti dhe Gërvalla nuk kanë vizituar shtetet e Quint-it.“Kurti s’ka ftesë nga Administrata, ai mund të jetë i ftuar ndryshe dhe të thotë se do të udhëtojë në maj. Njëjtë pati vepruar edhe presidentja që ka ligjëruar në një universitet dhe mbështeti promovimin e filmit “Zgjoi” në Amerikë dhe pasa kthimit takoi vetëm zonjën Nullan”, tha Krasniqi.

Krasniqi, në lidhje me ShBA-në nuk ka pa përmendur edhe ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

“Ish-kryeministri dhe presidenti Thaçi s’ka pas mundësi me kalu një vit pa e vizitu Shtëpinë e Bardhë. Këtë e shoh si problem pasi tani ata se presin as kryeministrin, as presidenten e as ministren pasi mendoj që kanë mungesë të partneritetit”, tha Krasniqi.