Opinionisti Albert Krasniqi tha se Albin Kurti dje nuk dha dorëheqje.
Ai theksoi se letra që dërgoi ai nuk ka kurrfarë efekti.
“Nuk ka përfunduar mandati në qeveri me 23 mars, sepse nuk është kjo një kontratë ku 4 vite dhe të nesërmen skadon mandati i qeverisë dhe nuk mund të dalim më në zyre. Përfundon me Kuvend e jo me datë të zgjedhjes së qeverisë”, tha Krasniqi në Klan Kosova.
Ndërkaq, për letrën e Kurtit tha se është njoftim dhe nuk ka kurrfarë efekti.
“Me këtë letër është duke u mundu me e vu në lajthitje Kuvendin e Kosovës”, tha Krasniqi.







