Krasniqi: Kurti, në villen e Titos, kasapit të shqiptarëve, i ka pranuar të gjitha ato që ka thënë se nuk do t’i pranojë kurrë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në seancën e Kuvendit ka thënë se Kurti tash po e pranon se ka Asociacion nga marrëveshja e fundit.

Krasniqi ka thënë se Kurti në “vilën e Josip Broz Titos, kasapit të shqiptarëve, pranoi ato që ka premtu që nuk ka me i pranu kurrë”.

“Sot jemi dëshmitarë të degradimit esencial të dialogut. Kryeministër çka ka, çka s’ka, a ka Zajednicë a ka Asociacion. Me një fjali, mbrëmë e ka përmbysë krejt jetën e tij politike. Sepse po, ka Asociacion dhe ka pasë saherë që ky ka thënë se nuk ka. Sepse loja me fjalë skadon atëherë kur fillon afati i veprimeve. Në vilën e Josip Broz Titos, kasapit të shqiptarëve, pranoi ato që ka premtu që nuk ka me i pranu kurrë”, ka thënë Krasniqi.