Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka cilësuar “pengmarrje” bllokimin e konstituimin e Kuvendit.

Ai ka fajësuar LVV-në për bllokimin e Kuvendit, duke thënë se i gjithë ky bllokim po bëhet për inate të një kandidati.

Sipas Krasniqit, Kurti nuk i ka votat e mjaftueshme për kryeministër andaj është edhe duke e bllokuar konstiuimin e Kuvendit.

“Është pengmarrje e shtetit të Kosovës për tekat e një partie, një njeriu e një kandidati. Kanë pasur mundësi dhe kanë akoma që të ndërrojnë kandidatin, pasi që nuk bën të bllokohet kuvendit për një deputet. Këta nuk i kanë numrat. Fakti që Kurti nuk mundet të jetë kryeministër po bllokohet kuvendi. Kjo është e papranueshme”, ka thënë Kurti.

Ai ka shtuar se LVV-ja duhet ta ndryshojë kandidatin për kryeparlamentar për ta zhbllokuar Kuvendin.

Sipas kreut të PDK-së, Kurti mund ta provojë ta propozojë veten e tij për kryeparlamentar.

“Ai është vetëm një deputet, nuk ka nevojë me na ftu për marrëveshje. Le të provon i ka 48 deputetë, le te propozon veten, ka të drejtë. Le te provon ndoshta e votojmë. Edhe pse nuk besoj që e votojmë, sepse nuk e ka merituar, ai nuk e meriton as për ministër”, ka thënë Krasniqi.