Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, ka paralajmëruar se qeveria nuk do të mund ta implementojnë pakon emergjente të propozuar, të cilën e ka cilësuar të mangët.
Krasniqi ka thënë se qeveria nuk e ka asnjë instrument ligjor që ta implementojë Pakon Fiskale Emergjente, duke e përdorur ironikisht një shprehje të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.
Këto deklarata ai i ka shprehur pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin. Krasniqi ishte përfaqësuesi i vetëm nga partitë politike që i shkoi Kurtit në takim. Partitë tjera refuzuan ftesën e Kurtit.
Ndërsa, pavarësisht se LDK-ja refuzoi ftesën e Kurtit, nënkryetarja e këtij subjekti politik, kryeparlamentarja Vjosa Osmani, mori pjesë në takimin e thirrur nga Kurti.







