Krasniqi i PDK-së e akuzoi LDK-në për heshtje në raport me Specialen, Demaj: Të na njohin si vlerë, kemi deputetë të plagosur

Deputeti i LDK-së, Frashër Demaj ka thënë se nuk është punë e lehtë për Kosovën që presidenti të ftohet nga Gjykata Speciale.

“Ndjej keqardhje që personalitetet publike duhet të shkojnë në Gjykatën Speciale. Por LDK-ja respekton organet gjyqësore. Do të ishte gabim i madh nëse qeveria përzihet në punët e gjyqësorit”, tha demaj në “Debat Plus”.

Demaj i është përgjigjur deputetit të PDK-së, Memli Krasniqi i cili kishte kritikuar heshtjen e LDK-së në raport me arrestimet e Gjykatës Speciale.

“Madje LDK-së duhet njohur si vlerë kjo punë [heshtjen ndaj Gjykatës Speciale] sepse ne kemi deputetë si Fetah Rudi që ka pasur një atentat në Kosovë. Unë nuk prezumojë apo fajësojë dikë, por ka njerëz që e kanë pësua në momente të caktuara…Kush e ka ndalur zotin Krasniqi që të ftojë një seancë të jashtëzakonshme për veprimet e fundit të Gjykatës Speciale”, deklaroi Demaj.

Deputeti i LDK-së thotë se në Hagë nuk po gjykohet përgjegjësia kolektive.