Krasniqi i kërkon llogari Kurtit pas tensioneve në veri: Serbia nuk duhet të kalojë

Pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Ai ka thënë se Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës, përcjell Demokracia.com.

Krasniqi ka theksuar se Institucionet e shtetit sot janë sulmuar në komunat e veriut.

“Kandidatët tanë janë kërcënuar. Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, ndërsa Kryeministri i vendit, që na flet për zhvillime prej Ukrainës e deri në Kinë, po heshtë për situatën në veri.”, ka shkruar Krasniqi.

Ai i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të tregojë se çfarë po ndodh në veri të vendit, pasi që ky i fundit nuk e ka thënë asnjë fjalë deri më tani.

“Fol Kryeministër!”, ka shkruar kreu i PDK-së në Facebook.