Në përgjigje të pretendimeve të fundit që i atribuohen asaj nga The Jerusalem Post, Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka mohuar të jetë prononcuar në një shkrim të mediumit ku pretendohet se Krasniqi-Goodman vizitoi Izraelin për të dënuar mizoritë e kryera nga Hamasi, dhe për të shprehur solidaritetin me viktimat izraelite.
Krasniqi-Goodman shkroi në Twitter për të sqaruar se deklarata ishte tërësisht e sajuar.
“Kjo është krejtësisht një deklaratë e sajuar. Unë kurrë nuk fola me Jerusalem Post dhe nuk e thashë kurrë!” – tha ajo.
This is completely a fabricated statement. I never spoke to Jerusalem Post and never said it! pic.twitter.com/SyXla40oIu
— Vasfije Krasniqi-Goodman (@VasfijeKrasniqi) February 11, 2024
Në artikullin e mediumit thuhej se “Aktivistja e Kosovës për ndërgjegjësimin e sulmeve seksuale viziton Izraelin në solidaritet me viktimat e krimeve të Hamasit”. Në artikull ekzistojnë një sërë prononcimesh të sajuara që i atribuohen zonjës Krasniqi-Goodman.







