Anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi i ka reaguar ashpër kryeminstrit Kurti, dhe VV-së, me rastin e një vjetorit të vrasjes së Astrit Deharit, shkruan Ballkani.info

Krasniqi ka shkruar se Kurti ka bërë koalicion me Isa Mustafën, që e kishte nënshkruar Zajednicën, dhe dikur e akuzonte për vdekjen e Astritit.

Ai ka hedhur kritika edhe për deputetët, e ministrat e VV-së që dikur ishin kundër kësaj partie.

“Armend Muja i ka quajt terroristë aktivistët e VV (Astritin përfshirë). Jo PSD-ja.- Haki Abazi i ka akuzu aktivistët e VV-së për vrasje. Jo PSD-ja.” ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

– Vjosa Osmani e Haxhi Avdyli e kanë votu Demarkacionin. Jo PSD-ja.

– Albin Kurti ka bërë koalicion me Isa Mustafën, që e kishte nënshkruar Zajednicën, dhe dikur e akuzonte për vdekjen e Astritit. Jo PSD-ja.

– Armend Muja i ka quajt terroristë aktivistët e VV (Astritin përfshirë). Jo PSD-ja.- Haki Abazi i ka akuzu aktivistët e VV-së për vrasje. Jo PSD-ja.

– Shpejtim Bulliqi ishte pjese e kabinetit të Ramush Haradinajt kur u votua Demarkacioni. Jo PSD-ja.

Por këta tash janë njerëz me vlera për VV-në. Albin Kurti i qon në qiell si njerëzit më besnikë të tij. Sepse vlerat e VV-së kanë ndryshuar.

Sepse sot VV ngjan me këta njerëz e nuk ngjan aspak me atë lëvizje aktivist i së cilës ishte Astriti.

E këta aktivistët servilë e keqpërdorues, si Egzon Azemi & Co. e përdorin Astrit Deharin si mburojë morale që fshehë transformimin e tyre. E përdorin sepse su ka mbetë gjë tjetër.