Boks

Krasniqi: Erdhi dita, sonte do të shkëlqejë gjithçka!

Haxhi Robin Krasniqi do të zhvillojë sonte meçin më të veçantë në karrierën e tij.

Ai do të ngjitet në ring në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke boksuar kështu para mijëra tifozëve shqiptarë.

Krasniqi do t’i kryqëzojë dorëzat me kundërshtarin Nadjib Mohammedi në meçin e vlefshëm për versionin WBC.

Boksieri nga Juniku ka bërë një postim në faqen e tij zyrtare, duke theksuar se sot është dita që Kosovës t’i dhurohen emocione dhe energji e pa përjetuar ndonjëherë.

Postimi i plotë nga Krasniqi (pa ndërhyrje):

Erdhi dita…

Sot, secili prej nesh, do t’i japim Prishtinës, do t’i japim Kosovës, emocionet dhe energjinë e papërjetuar ndonjëherë.

Sonte do të shkëlqejë gjithçka!

Ju pres secilin nga ju, për të ju përshëndetur nga mesi i stadiumit “Fadil Vokrri”, për të ju falenderuar për gjithë këtë përkrahje dhe për të ju shtuar krenarinë për vendin prej nga vijmë.

Sonte të gjithë bashkë do të jemi “ne, bijtë e bijat e tua Kosovë”.