Frasher Krasniqi

Krasniqi: Çka ka mashtru Kurti përveç çmimit të rrymës, pagës së kryeministrit, rritjes së pagës minimale e punësimeve familjare…

Me probleme të shumta janë duke u përballur së fundi qytetarë e Kosovës.

Por padyshim shqetësimin më të madh e kanë në rritjen e çmimeve.

Rritja e çmimit të produkteve ushqimore, të energjisë elektrike, të derivateve e shumë të tjera.

E bujë të madhe ditë më parë bëri një deklaratë e dhënë pikërisht nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Baqijovci.

Ai madje pyeti se “Përpos rrymës çka ka mashtruar tjetër Albin Kurti”.

E lidhur me këtë ka reaguar edhe anëtari i PSD-së, Frashër Krasniqi.

Krasniqi tha se çka ka mashtruar Albin Kurti përpos çmimit të rrymës, naftës për bujqit, pagës së kryeministrit, tatimit progresiv, rritjes së pagës minimale nmë 350 euro, bashkimit kombëtar e punësimeve familjar.

“Hajt çka ka mashtru Albin Kurti bre…… përveç çmimit t’rrymës, naftës për bujqit, pagës së kryeministrit, tatimit progresiv, rritjes së pagës minimale në 350 euro, bashkimit kombëtar, punësimeve familjare dhe të militantëve…”, shkroi ai.