Krasniqi ballë për ballë me Bidenin, publikohet fotografia para 12 vjetësh

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka publikuar një fotografi me presidentin e SHBA-së, Joe Biden, të realizuar 12 vjet më parë.

Fotografia e publikuar është nga një “takim i paharrueshëm”, siç e përshkruan ai, pasi e kishte përballë Bidenin dhe ambasadorin e tanishëm amerikan në Prishtinë Jeff Hovenier.

“Ishte një surprizë e këndshme e realizuar dje në një takim me ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, kur  rreth 12 vjet më parë, ne ishim në të njëjtën dhomë në Shtëpinë e Bardhë në një takim të ish-zëvendëspresidentit Joe Bidenme kryeministrin e atëhershëm të Kosovës Hashim Thaçi. Ishte një takim i paharrueshëm për të gjithë të pranishmit, pasi u zhvillua më 21 korrik 2010, vetëm një ditë para se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë  konfirmoi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, në të cilin proces kemi pasur mbështetjen e plotë të SHBA-së”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi tutje ka thënë se Kosova është me fat që president i SHBA-së është Joe Biden.

“Kosova është me shumë fat që është Joe Biden është president  – një mbështetës i vendosur i rrugës sonë drejt shtetësisë dhe zhvillimit – dhe duhet të shfrytëzojë presidencën e tij për të forcuar më tej marrëdhëniet Kosovë-SHBA dhe për të konsoliduar pozicionin e Kosovës në nivel ndërkombëtar”, ka shkruar Krasniqi.