Krasniqi akuzon Kurtin se ka bërë marrëveshje të fshehtë me Vuçiqin për heqjen e barrikadave

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurtin se ka bërë marrëveshje të fshehtë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq për largimin e barrikadave në veri.

Në konferencë për medie të enjten, lideri opozitar tha se viti 2022 ka qenë vit i stagnimit ekonomik, inflacionit rekord, ikjes së qytetarëve dhe mbylljes nga jashtë.

“Më 2022, Qeveria Kurti dështoi në politikë, ekonomi, diplomaci, siguri dhe shëndetësi”, ka thënë Krasniqi.

Ai rendi edhe siç tha dështimet në politikën e jashtme, sektorin e drejtësisë dhe shëndetësisë.