Zafir Berisha

Krahasoi prokurorinë e Kosovës me atë të Serbisë, Berisha i ashpër me Bashën: Deputet debill, fundërrinë e shoqërisë

Zyrtari i Nismës, Zafir Berisha, e ka kritikuar ashpër deputetin e VV-së, Dimal Basha, i cili e ka krahasuar prokurorinë e Kosovës me atë të Serbisë.

Ai e ka quajtur “debill” dhe “fundërrinë” të shoqërisë deputetin Basha.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruaj se Basha nuk e thotë asnjë fjalë për shefen e tij, Kusari-Lila, e cila ka folur përmes telefonit me Milan Radoiçiqin.

“Vetëm një deputet debill si Dimal Basha mundet kryeprokurorin e Kosovës me krahasu me atë të Serbisë! Kjo fundërrin e shqêris që aksidentalisht me ndihmën e trushpërlarëve ka depërtu në Kuvendin e Kosovës, asnjë fjali të vetme nuk e thotën që “kujdestarja e kasës” së tij është kordinu me kriminelin Radojçiq duke qenë në listën e zezë të SHBA. Po shumë ajvani po e thithê ajrin e Kosovës që u çliru nga Blerim Isufaj me shokë”, ka shkruar Berisha.

VIDEO BONUS: Studentët kërkojnë nga MASHT-i kushte më të mira dhe shujta ditore