Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar Raportet financiare të partive politike për 3-mujorin e dytë të vitit 2025, pra për periudhën prill-qershor 2025.
Lëvizja Vetëvendosje ka shpenzuar në total 498,800 euro e 63 centë, Partia Demokratike e Kosovës ka shpenzuar 263,753 euro e 56 centë, Lidhja Demokratike e Kosovës 230,211 euro e 63 centë dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 54,684 euro e 35 centë.
LVV ka shpenzuar në paga 237,650 euro e 30 centë. 63,939 euro e 76 centë kjo parti i ka shpenzuar për qira të ndërtesave, kurse 49,220 euro i ka shpenzuar për dreka zyrtare.
PDK ka shpenzuar 153,456 euro e 91 centë për paga. 84,017 euro e 22 centë për “shërbime të tjera kontraktuese”, si dhe 4,049 euro e 28 centë për dreka zyrtare.
LDK ka shpenzuar 109,708 euro e 55 centë për paga. 15,991 euro e 40 centë për “shërbime të tjera kontraktuese” dhe 48,438 euro për “informim publik”.
10,961 euro e 48 centë AAK i ka shpenzuar për paga.
Kjo parti ka shpenzuar 3,000 euro për qira, kurse për blerjen e objektit të zyreve 30,000 euro.
4,720 euro nga kjo parti u shpenzuan për “shërbime tjera kontraktuese”. /Kallxo






