KQZ: Sonte fillon numërimi i 1806 pakove të ardhura nga diaspora

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se me qëllim të zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme do të fillojmë me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime.

“Pas këtij procesi, sonte në QNR (e martë, 5 nëntor, ora 21:00) do të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve të aprovuara”, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Gjykata Supreme ka miratuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për të numëruar edhe 1806 pakot e fundit me fletëvotime të ardhura nga diaspora.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, zyrtarja e Vetëvendosjes, Nazlie Bala, e cila është edhe anëtare e VV-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. /Ballkani.info/

loading…