KQZ publikon të dhënat: Ja sa është pjesëmarrja deri në orën 17:00, në Tiranë dyndje drejt kutive të votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar shifrat e pjesëmarrjes së qytetarëve në gjithë vendin në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas raportimit të fundit nga i gjithë vendi, pjesëmarrja në gjithë Shqipërinë deri në orën 17:00 ka shkuar në nivelin e  43.55%  .

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ pjesëmarrja më e madhe vijon në Qarkun e Dibrës me 49.73%, më pas Qarku i Tiranës  me  49.2% , ndjekur nga Qarku i Kukësit me 45.83 %.