KQZ

KQZ pranon dekretin e Thaçit: Zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë Veriore në këtë datë

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve-së, Valdete Daka sapo ka njoftuar se në këtë institucioni ka arritur dekreti për zgjedhjet në Podujevë dhe veri të Mitrovicës, që mbahen më 29 nëntor 2020. Ketë e ka bërë të ditur gjatë mbledhjes që po mbahet në KQZ.

Në këtë mbledhje, kryesuesi i sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj tha se nuk ka nevojë për buxhet shtesë për komunën e Podujevës.

Presidenti Thaçi e ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në Komunën e Podujevës dhe në atë të Mitrovicës së Veriut në përputhje me vendimet dhe ligjin në fuqi, të cilat do të mbahen më 29 nëntor.

Në dy vendimet e presidentit Thaçi theksohet se organizimi dhe mbajtja e zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe për Kryetar të Komunës së Mitrovicës së Veriut duhet të bëhet në koordinim dhe bashkërendim me institucionet përkatëse, në pajtim me Ligjin Nr. 07/L-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.