Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar këtë pasdite rezultatin e zgjedhjeve.

Aktualisht janë numëruar 99.57% të votave dhe Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 40.86% apo 340541 vota, PDK me 22.04% apo 183661 vota, LDK me 17.62% apo 146815 vota dhe AAK me 7.45% apo 62111 vota .

Më herët KQZ njoftoi se nga ora 16:00 do të nisnin numërimin në Qendrat Komuale të Numërimit në komunat: Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh.

“Procesi i numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit do të fillojë pasi të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura teknike dhe administrative”, u tha në njoftim. /Ballkani.info/