KQZ: Nuk mund t’i shpallim rezultatet e zgjedhjeve pa u shqyrtuar të gjitha ankesat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po e pret vendimin e Gjykatës Supreme për ankesat që kanë bërë dje nga Lëvizja Vetëvendosje për votat e ardhura nga diaspora.

Zëdhënësi Valmir Elezi, ka thënë për Klan Kosova ka thënë se aktualisht nuk mund të shpallen rezultatet përfundimtare sepse duhet të shqyrtohen ankesat që janë parashtruar në institucionet tjera.

“Aktualisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund t’i shpallë rezultatet përfundimtare sepse duhet të presim përfundimin e të gjitha çështjeve që mund të jenë parashtruar në institucionet tjera. Pra, para se të procedojmë me shpalljen e rezultateve përfundimtare KQZ-ja kërkon konfirmim nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme se nuk kanë ndonjë çështje për të shqyrtuar apo vendosur.Vetëm pasi të kemi këto konfirmime, KQZ-ja mund të shpallë rezultatet përfundimtare”, ka thënë Elezi.

Sipas tij tani ka mbetur vetëm ankesa e Lëvizjes Vetëvendosje, në Gjykatë Supreme.

“Jemi në pritje të vendimit të Gjykatës Supreme lidhur me ankesën që është parashtruar”, ka deklaruar ai. Lëvizja Vetëvendosje është ankuar dje në Gjykatë Supreme për 1806 fletëvotimet e mërgatës të cilat nuk janë numëruar.

loading…