KQZ

KQZ miraton buxhetin prej mbi 233 mijë eurosh për organizimin e votimit më 21 prill në veri

Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar buxhetin për organizimin e procesit që do të mbahet më 21 prill.

Buxheti i planifikuar është 233 mijë e 204 euro.

“Gjithashtu, në këtë mbledhje KQZ shqyrtoi dhe miratoi planifikimin buxhetor për organizimin e procesit të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024. Sipas vendimit të KQZ-së, buxheti i planifikuar për organizimin e këtij procesi është në shumën: 233,204 Euro”, tha Valmir Elezi.