Komisioni Qendror Zgjedhor ka marrë vendim sot që gjobat të cilat i janë shqiptuar subjekteve politike gjatë fushatës zgjedhore paratë t’ua ndalojë nga Fondi  për Mbështetjen e Subjekteve Politike për vitin 2021.

Nga Komisioni Qendror Zgjedhor është bëre e ditur se këto para mund të ndalen vetëm nga partitë  të cilat marrin para prej këtij fondi, e në mesin e tyre janë  katër parti: Lëvizja Vetëvendosje, PDK, LDK dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Këto gjoba ishin shqiptuar për shkeljet që partitë politike kanë bërë gjatë fushatës zgjedhore. Derisa nuk është arritur që të njëjtëve të iu ndalen paratë ndryshe, të atyre tashmë do t’i ndalen nga fondi.

Partia me më së shumti gjoba është PDK-ja.