KQZ

KQZ-ja mban mbledhjen radhës: Disa pika në rendin e ditës për votimet në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në rend dite janë disa pika lidhur me procesin e votimit për largimin e kryetarëve në veri.

“1. Shqyrtimi dhe miratimi i Procedurave të votimit dhe numërimit, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut;

2. Shqyrtimi dhe miratimi i Formave Zgjedhore, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut;

3. Shqyrtimi dhe miratimi i anëtarëve të Këshillave të Vendvotimeve, për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut;

4. Të ndryshme”, thuhet në njoftim.