Ndër të tjera ai theksoi punën e sekretariatit të KQZ-së dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve ligjore dhe operacionale për organizimin e procesit zgjedhor.

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se institucioni që ai drejton është i përgatitur për zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër.

Radoniqi gjithashtu ka bërë apel ndaj qytetarëve që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese dhe demokratike për të votuar dhe për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

“Në emër të KQZ-së, ftojmë të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të ushtrojnë të drejtën e tyre dhe të shprehin lirshëm vullnetin për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre”, tha Radoniqi në mbledhjen e fundit para zgjedhjeve.

Ndër të tjera ai theksoi punën e sekretariatit të KQZ-së dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve ligjore dhe operacionale për organizimin e procesit zgjedhor.

Për të siguruar integritetin dhe besueshmërinë e zgjedhjeve, Radoniqi deklaroi se KQZ-ja bashkëpunon ngushtë me Policinë dhe Prokurorinë e Shtetit, të cilët do të jenë të angazhuar në të gjitha komunat për të garantuar një proces zgjedhor të qetë dhe të sigurt.