KQZ-ja do telefonojë votuesit jashtë vendit, nëse nuk lajmërohen e humbin të drejtën e votës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka marrë vendim që votuesit jashtë Kosovës të regjistrohen për votim përmes emailit.

Në vendimin e KQZ-së, thuhet se përmes një emaili, mund të aplikojë rrethi i ngushtë familjar që ka mbiemër të njëjtë.

Verifikimi i procesit të aplikimit do bëhet përmes kontaktimit me telefon. Në pikën katër, KQZ-ja njofton se në rast se aplikuesi nuk përgjigjet në thirrje, aplikimi i tij do refuzohet.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka specifikuar ndonjë orë të caktuar se kur do telefonohen këta aplikues nga jashtë Kosovës. Duke ditur se ka shumë votues kosovarë që jetojnë në shtete të ndryshme të botës, KQZ-ja nuk e ka sqaruar se kur do telefonohen ata, derisa dihet që ora lokale dallon nga shteti në shtet.

“Nëse aplikuesi nuk lajmërohet në telefon, atëherë aplikacioni i tij do të refuzohet”, thuhet në vendimin e KQZ-së.