KQZ furnizohet me distinktivë për zgjedhjet e së dielës, kaq para i kushtuan

Kanë mbetur edhe tre ditë që nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në vendin tonë. Ndërkohë që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ)  thuajse është në përfundim të të gjitha përgatitjeve të nevojshme sa i përket procesit zgjedhor.

Përmes një ritenderi, KQZ ka kërkuar të furnizohet me distinktive për zgjedhjet lokale 2021.

Tenderi në fjalë i është dhënë operatorit ekonomik “Solvit” SH.P.K.

Përmes njoftimit, bëhet me dije se vlera e përgjithshme e kontratës ka kushtuar hiç më pak se 97 mijë e 900 euro. /IndeksOnline/