Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së konfimoi gjashtë kandidaturat për deputetë nga Dega e Gjilanit. Kandidat do të jenë Lutfi Haziri, Lirije Kajtazin, Valentina Bunjaku Rexhepin, Avdyl Aliun, Bardhyl Sylën dhe Dr. Besim Gudën .
“Zotohemi se do t’i përfaqësojmë denjësisht interesat e Gjilanit dhe Anamoravës në Kuvendin e Republikës. Më 9 shkurt do të ndodhë rikthimi i madh i LDK-së në Gjilan, Anamoravë dhe në mbarë Kosovën. Më 9 shkurt, ne votojmë edhe për Komunën e edhe për Kuvendin e Republikës. Faleminderit për mbështetjen liderit tonë dhe mikut tim, Prof. Dr. Lumir Abdixhiku dhe të gjithë qytetarëve ndaj Rrugës së Re”, ka shkruar Lutfi Haziri, kryetar i degës së LDK-së në Gjilan dhe nënkryetar i LDK-s. /Ballkani.info/







