Kozmonautët rusë shumë shpejt nuk do të mund të dalin në hapësirë, pasi që do të mbesin pa kostume hapësinore

Kozmonautët rusë në Stacionin Ndërkombëtarë Hapësinorë mund të mbesin pa dalë jashtë në hapsirë, për shkak se periudha e garancionit të kostumeve hapësinore është duke skaduar.

Kjo u bë e ditur nga, Drejtori i përgjithshëm i ndërmarrjes projektuese dhe prodhuese `Zvezda`, Sergej Pozdnyakov. Sipas Pozdnyakov, veshjeve që janë të disponueshme në Stacionin Ndërkombëtarë Hapësinorë është duke ju përfunduar afati dhe nuk ka kontratë për prodhimin e veshjeve të reja.

Që mese tri vite jemi munduar për të bindur drejtuesit që të fillohet me prodhimin e kostumeve të reja por deri me tani nuk kemi arritur të lidhim ndonjë kontratë të re.

Edhe në rast që së shpejti lidhet ndonjë kontratë e re, prapë do të ketë vonesa në prodhimin kostumeve hapësinore, pasi që ka mungesë të materialeve që nevojiten për prodhimin e kostumeve.

Bazuar në procedurat për furnizim me materiale, vetëm për specifikat teknike për materialet që nevojiten për prodhimin e kostumeve duhet së paku një vit.

Kostumet `Orland-ISS` që janë përdorur deri me tani janë prodhuar në vitin 2017 dhe kanë qenë të krijuara për 20 dalje në hapësirë. Për shkak të mungesës së tyre si rezervë i kanë shfrytëzuar edhe kostumet një gjeneratë më të vjetra `Orland-MK`, të cilat kanë qenë të krijuara për 15 dalje në hapësirë.