Kovaçevski merr detyrën e kryeministrit të Maqedonisë Veriore

Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, këtë të shtunë ka marrë funksionin dhe kabinetin e kryeministrit të deritanishëm, Zoran Zaev.

Pranim-dorëzimi i postit të kryeministrit të Maqedonisë Veriore është bërë në Qeveri.

Në agjendën e sotme të kryeministrit Dimitar Kovaçevski është takimi me ministren gjermane për Evropë, Anna Luhrmann, ndërsa nesër do të takohet me kryeministrin bullgar Kiril Petkov, raporton Alsat-M.

Qeveria e re e udhëhequr nga Kovaçevski është zgjedhur mbrëmë në Kuvend me 62 vota “pro”, 46 “kundër” dhe pa abstenim.

Qeveria e re është e përbërë nga BDI-ja, LSDM-ja, Alternativa, PDSH-ja dhe parti të tjera më të vogla, si pjesë e koalicionit të LSDM-së në pushtet.