10 pjesëtarë serbë janë larguar nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, raporton mediumi qeveritar serb, Kosovo Online.
Mirëpo, kjo e ashtuquajtura media, para kamerës i nxorri vetëm dy “pjesëtarë” të FSK-së
Dy prej tyre janë deklaruar për këtë medium, Marko Rakiq dhe Mlagjan Vllashkoviq.
Rakiq thotë se për arsye personale kanë vendosur të ‘solidarizohen dhe të largohen nga FSK’.
“Ne po e përcjellim situatën aktuale dhe ngjarjet e ditëve të fundit, për arsye personale kemi vendosur të solidarizohemi dhe të largohemi nga Forcat e Sigurisë së Kosovës”, tha Rakiq.

Ndërkaq, Vllashkoviq thotë se “ky është vendim i tyre personal dhe nuk ka pasur presion”.
“Kemi gati pesë vite që punojmë dhe nuk ka pasur absolutisht asnjë presion për vendimin tonë, ky është vendimi ynë. Ne vendosëm të pajtohemi me njerëzit tanë në këto kohë të vështira, të solidarizojmë dhe të largohemi nga puna”, na tha Vllashkoviq.
Një mision i mediave serbe në Kosovë, ka për qëllim krijimin e trazirave të mundshme dhe përhapjen e dezinformatave ndër më të rëndat, që e paraqesin Kosovën si shtet jo stabil.
Portali serb ‘Kosovo Online ’shtrembëron çdo ngjarje në Kosovë, për qëllime të qarta. Përhapjen e lajmeve të rreme.
Me datë 09 Maj 2021, Kosovo-Online ka publikuar një artikull dezinformues dhe me pretendim të rremë, në të cilën kishte folur redaktori i këtij portali, Milos Garic. Drejtori i portalit Kosovo-Online, kishte thënë se “Kurti erdhi në pushtet duke i hapur terrenin duke arrestuar Thaçin dhe Veselin dhe u bë sunduesi i padiskutueshëm i situatës politike”. Ky pretendim i redaktorit të këtij portali në gjuhën serbe është i pasaktë dhe i pa bazuar në fakte.







