Kosovës o sot o kurrë i duhet një udhëheqës (lider), por jo si këta të 20 viteve pas luftës!

Shkruan: Floren Zeqaj

Ka pasur njerëz të panumërt gjatë gjithë historisë që kanë udhëhequr botën me shtetin dhe njerëzit, mes tyre ka pasur të mirë, por edhe çnjerëzorë dhe shkatërrues, nuk po lëshona me shumë në detaje se i dini.

Në Kosovën, time që 20 vjet pas lufte për mendimin tim po flas gjithmonë kam pa e kam njohur personalitet qe nuk e kanë plotësuar e se plotësojnë as sot pozicionin e të qenit lider, por po ashtu kam njohur e njoh qe i plotësojnë, por qe nuk kanë përkrahje.

Për mendimin time, një udhëheqës është dikush që bën më shumë sesa thjesht udhëheq me pozitë dhe njerëzit. Një udhëheqës, qoftë i mirë i një partie apo shteti, duhet të fillojë nga motivi i tij i duhur dhe të bëjë një ndikim pozitiv tek njerëzit përreth tij.

Një udhëheqës është dikush që mund të shohë se si gjërat mund të përmirësohen dhe që mbledh njerëzit për të udhëhequr bashkë drejt një vizioni më të mirë për shtetin dhe vendin. Udhëheqësit e ardhshëm do të duhet të jenë me ndryshe nga këta që i kemi sot.

Sigurisht, njerëzit e tjerë mund të mos jenë dakord me përkufizimin tim, por ky është thjesht mendimi im nga një përvojë mediat e Kosovës mbi 10-të, vjeçare dhe i diplomë në Gazetari dhe Master, në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci.

Nejse pak rëndësi kanë këto. Gjithkush e di se çfarë është udhëheqja, por pak mund ta provojnë atë me vepra. Kosova, shteti dhe atdheu im, ka nevojë për një udhëheqës dhe udhëheqje me parime që ofrojnë afër vetes profesionistë në fushat përkatës, që ju jepni dhe ju kërkojnë përgjegjësi dhe jo servil dhe militant partiak.

Ne kemi nevojë për udhëheqës dhe udhëheqëse që nuk bëjnë politikë te inatit, por që “luftojnë” dhe lidhin inate për të dominuar me programe përmes të cilëve na ofrojnë kushte dhe jetë më të mirë neve si qytetarë të Kosovës, dhe jo të veprojnë me motivin “Për inatin e nuses më vdektë djali”

Shnet prej meje për sot …. 🇦🇱🇺🇸🇽🇰