Kosovë – Suedi | Munishi vjen me një deklaratë të fortë: Ne duhet me i dashtë lojtarët e tanë dhe pikë

Sonte me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, duel ky në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Challandes do ta ketë të vështirë këtë përballje, por që do të mundohet të fillojë me formacionin më të mirë të mundshëm.

Para kësaj ndeshje të madhe ka reaguar edhe trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi i cili tha se ne duhet t’i dojmë lojtarët tanë.