Graqanicë

Kosovë| Arrestohet 73 vjeçari i dyshuar për pedofili, ngacmoi seksualisht një 9 vjeçare

Një 73 vjeçar me inicialet N. S ( emër i njohur për redaksinë) është arrestuar të enjten në Graçanicë nën dyshimin se e ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur e lindur në vitin 2013, shkruan Demokracia.com. 

Burime të Demokracia.com në Policinë e Kosovës bëjnë të ditur se 73 vjeçari i përket nacionalitetit serb. 

Ngjarja është denoncuar në Polici nga babai i të miturës. 

Dyshohet se ngacmimi seksual ka ndodhur në shtëpinë e të dyshuarit ku vajza e mitur kishte shkuar për të luajtur me shoqen e saj. 

I arrestuari me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /Demokracia.com/