Kosovarja i përgjigjet në Youtube atyre që e kritikuan se u martua me djalë nga Venezuela

E larguar nga Kosova kur ishte në moshën 15 vjeçare dhe tani jeton në SHBA, ku është bërë e njohur edhe përmes videove që i poston bashkë me familjen e saj në Youtube.

Edona De Lo Rios, është kosovarja e cila është përgjigjur në Youtube shumë shqiptarëve që e kanë pyetur në lidhje me vendimin e saj për tu martuar me një djalë nga Venezuela.

Ajo përmes videos ju është përgjigjur komenteve raciste, të cilët e kanë fyer dhe kritikuar Edonën, pse nuk ka zgjedhur një mashkull shqiptar por një latin, me të cilin tani ka tre fëmijë.

Ndonëse videot e saj në Youtube ajo i bën në gjuhën angleze, video e fudnit është bërë në shqip për t’i dhën përgjigje komentuesve shqiptar.

“Nuk jam martuar me shqiptar sepse nuk jam dashuruar në ndonjë djalë shqiptar, unë këshilloj që të martoheni me atë që e doni, ska lidhje se çka ëstë por ta dashuroni” ,ka qenë përgjigja e Edonës, përciellë Magazina.al

“Nëse martohesh me dikë vec për emër ose për traditë dhe pa dashuri, nuk e ke vullnetin as me rritë fëmijë e nuk do të jesh as nënë e mirë”, thotë Edona.
https://www.youtube.com/watch?v=DIrGErtZ51A