Kosovari i shkruan Trump: I kërkon që t’i pajtoj Shkurte Fejzën dhe Shyhrete Behlulin

Një qytetar nga Kosova i ka shkruar presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA’së), Donald Trump, në Facebook që t’i pajtoj dy këngëtaret Shkurte Fejzën dhe Shyhrete Behlulin.

Presidenti i SHBA’së, Donaldo Trump, njoftoi se është arritur një tjetër marrëveshje historike, ku Mbretëria e Bahreinit vendosi marrëdhënie diplomatike me shtetin e Izraelit.

Me anë të një postimi në Facebook, Trump tha se ky është vendi i dytë arab që bëri paqe me Izraelin brenda 30 ditësh.

“Një tjetër përparim historik sot! Dy miqtë tanë të mëdhenj, Izraeli dhe Mbretëria e Bahreinit bien dakord për një Marrëveshje Paqe. Vendi i dytë arab që bëri paqe me Izraelin brenda 30 ditësh”, ka shkruar Trump.

E në këtë postim ka reaguar një qytetar nga Kosova, ku ka pasur një kërkesë shumë qesharake për presidentin e SHBA’së, shkruan Gazeta Metro.

“N’mujsh me pajtu Shkurte Fejzën me Shyhrete Behlulin edhe kompletohet misioni”, ka shkruar ky qytetar.

Kujtojmë që tash e një kohë dy këngëtaret kosovar nuk flasin me njëra tjetrën.

Më poshtë keni shkrimin e Trump dhe komentin e kosovarit.