Kosovari bën “kërdi” në vendin e punës, ia vjedh shefit të tij 1040.99 euro dhe “zhduket”

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Garaçanicë, punëtor i një kompanie ka marrë pazarin ditor dhe nuk e ka kthyer.

Rastin në polici e ka paraqitur pronari i kompanisë. Ai ka thënë se punëtori i tij i ka marrë pazarin ditor në vlerë 1040.99 euro.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se punonjësi i tij, mashkull kosovar ka marrë pazarin në vlerë të 1040.99 euro dhe nuk e ka dorëzuar në kompani. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.