Kosovarëve që janë në Suedi u kërkohet t’i vazhdojnë vizat e qëndrimit atje

Qindra kosovarë kanë mbetur nëpër shtete të ndryshme të botës, pas përhapjes së madhe të koronavirusit dhe ndaljes së fluturimeve.

Njejtë ka ndodhur edhe në Suedi, derisa, ambasadorja e Kosovës atje, Shkëndije Geci-Sherifi ka njoftuar qytetarët që kushdo që e ka vizën afër skadimit, të aplikojë për vazhdimin e tyre, derisa qeveria e Kosovës të marrë vendim për kthim në vend.

“Kemi shumë thirrje telefonike dhe emaile nga ju ku na kërkohet këshillë për vazhdimin e vizave në Suedi. Derisa jemi në pritje të një vendimi për kthimin tuaj në Kosovë, ju lutemi që ju që i keni vizat tuaja afër skadimit, të aplikoni për vazhdimin e tyre. Kemi kontaktuar Autoritetin e Migracionit Suedez – Migrationsverket, dhe sipas udhëzimeve që kemi pranuar nga ta, ju mund të aplikoni për lejeqëndrimin tuaj përmes faqes së tyre të internet”, ka shkruar ajo.